Çdo vizitë e zyrtarëve më të lartë të Qeverisë të SHBA, sikurse sot e Sekretarit të Shtetit Blinken është në vijim të një historie të jashtëzakonshme të marredhënieve mes vendeve tona që në demokraci nisi me mbështjen e fortë për ndryshimin e sistemeve dhe të Partisë Demokratike që shënoi ndryshimin, fundin e diktaturës komuniste!
Si aleate në Aleancën më të madhe Euroatlantike Shqipëria shënon një pikë të rëndësishme në zhvillimet në rajon dhe më tej! Ndërsa besoj fort se SHBA kërkon këtu një demokraci funksionale dhe një parlament ku të ketë respektim të së drejtave të opozitës dhe llogaridhënies të qeverisjes,sidomos një qeverie që është e përfshirë në skandale korruptive si brenda vendit ashtu dhe jashtë, sikurse skandali MecGonigal ku u synua asgjësimi i plotë i opozitës!
Sot në emër të gjithë shtresës së të persekutuarve politik gjatë diktaturës në Shqipëri , të atyre që besuan tek liria dhe SHBA besojmë se mesazhet do jenë të qarta kundër kapjes së shtetit! Shqiptaret e thjeshtë e të ndershëm presin mbështetjen për të drejtat e tyre, për respektim të kushtetutës, të ligjeve, parlamentarizmit dhe demokracisë të vertetë!
????????????????????
Greta Bardeli Gjoni
Anëtare e Komisionit të Jashtëm në Kuvend/ Deputete e Shkodres