Jo vetëm udhëheqës i shquar, por edhe kryeministër shumë i mirë”-ishte kjo deklarata e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, drejtuar kryeministrit Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë me të rinjtë që kanë studiuar në programe të ofruara nga SHBA.
Sekretari Blinken tha se ‘në çdo vështirësi Rama ka qenë pranë nesh dhe i kemi përballuar së bashku’, dhe se është mirënjohës për partneritetin SHBA-Shqipëri.
“Ju falënderoj dhe jam shumë i lumtur që jam sot me ju në një qytet që ju si ish-kryetar bashkie e keni energjizuar dhe i keni dhënë ngjyra të bukura. Jam mirënjohës, por sidomos jam mirënjohës për partneritetin e jashtëzakonshëm që ne të dy kemi. Zoti Kryeministër është jo vetëm një udhëheqës i shquar, por edhe një kryeministër shumë i mirë dhe këto 4 vitet e fundit që kemi punuar bashkë, çdo vështirësi që keni pasur, zoti Kryeministër ka qenë pranë nesh dhe i ka përballuar këto vështirësi së bashku me ne.
Tani, kanë thënë njerëz që ky vend, kjo ndërtesë tregon rrugën e Shqipërisë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, ku ndërtimi u përfundua 35 vjet më parë. Ndërtesa iu kushtua një diktatori që i çoi shqiptarët në kampet e përqendrimit dhe përfaqësonte të kaluarën. Në atë kohë, e vetmja marrëdhënie midis vendeve tona ishte zëri në Zërin e Amerikës, por sot, shikoni rreth e rrotull. Ky vend është mbushur me dritë, me veprimtari, ka kafe, salla inkubatore teknike, një simbol i fuqishëm i gjallë i të ardhmes dhe i të tashmes të marrëdhënieve midis SHBA dhe Shqipërisë ku shqiptarët mësojnë se si mund të jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Edhe kjo ndërtesë u rindërtua me investimin e Fondit Shqiptaro Amerikan.
Gjithçka që mund të shikoni ju dhe unë e pashë sot në rrugët e Tiranës, mund të shikoni energjinë, optimizmin për të ardhmen, një e ardhme e integruar me perëndimi, me Europën, me botën”-tha Blinken.