Sekretari amerikan Antony Blinken ka mbërritur te Piramida ku do të mbajë takimin me rreth 100 të rinj shqiptarë të cilët kanë përfituar nga programet amerikane që lidhen me kulturën.
Në nisje të këtij takimi, Edi Rama ka mirëseardhur Blinken, duke i thënë se në vendin tonë është i sigurt, duke bërë edhe batutë kur tha se ne nuk jemi një vend i madh dhe i pasur si shumë vende që ai ka vizituar, por nuk jemi të mërzitshëm.
“Kam lajme për ju sot, diktatori ynë për të cilin kjo piramidë u ndërtua po rrotullohet në varrin e vet sot. AI na rriti me urrejtje dhe për t’ju luftuar. Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut.
Çelësat e shtëpisë sonë janë në duar të sigurta tek ju, dhe ju jeni shumë të sigurt në shtëpinë tonë. Kini parasysh se ne mund të mos jemi aq vend i madh dhe i pasur sa ju vizitoni, por nuk jemi aq të mërzitshëm sa vendet e tjera”, tha Rama mes të tjerash.