Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në aeroportin e Rinasit.

Avioni i kreut të diplomacisë amerikane preku tokën shqiptare në orën 11:11.

Mirëseardhjen ia ka uruar homologu i tij shqiptar, ministri i Jashtëm Igli Hasani

Kjo është vizita e parë në Shqipëri e Sekretarit Blinken. Forca të shumta të sigurisë janë të angazhuara për të garantuar sigurisë gjatë gjithë vizitës së tij 8-orarëshe në kryeqytetin shqiptar.

/tvklan.al