Ditën e nesërme do të mbahet takimi i parë i Koalicionit të Opozitës së Bashkuar. Kjo gjë konfirmohet përmes një njoftimi të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, teksa takimi do të mbahet në një sallë të një prej hoteleve të kryeqytetit.

“Nesër e premte, ora 12:00, në sallën “Antigonea”, Hotel Rogner, do të zhvillohet takimi i partive politike të opozitës, për krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar. Takimi në pjesën e parë do të jetë i hapur për mediat. u falenderoj!”, – shkruan Bardhi.

Kujtojmë se ky takim vjen pas bashkimit të dy grupimeve të PD-së në selinë blu. Mbetet të shihet gjithashtu se cilat do të jenë partitë e koalicionit, të paralajmëruar më herët, ku pritet të mungojë PDIU-ja e Shpëtim Idrizit si dhe në pikëpyetje mbetet dhe LZHK-ja e Dashamit Shehit.