Me 72 vota pro ka kaluar sot ligji për ‘Bastet’, mes kaosit dhe tensioneve që ‘mbërthyen’ Kuvendin.
Edhe kjo seancë ka vijuar për gati 12 minuta mes kaosit. Deputetë të opozitës zbarkuan në sallën e seancave plenare, ku duke i rënë bilbilave, penguan zhvillimin normal të Kuvendit.
Kjo detyroi kryeparlamentaren Lindita Nikolla të kalonte për votim rendin e ditës, mes tyre dhe ligjin për lojërat e fatit. Po ashtu mes kaosit kaloi shtesën për ligjin në festat zyrtare.