Rama në mbledhjen e Komitetit Ekonomik e Social:

Shumë priren ta mendojnë BE si bankomat, por më shumë se kaq BE është banka e diturisë se si të ndërtohen institucione, hapësira shoqërore që funksionojnë për qytetarët, si të shpersonalizojë proceset, si të vendosen mekanizmat e një shteti për ti shërbyer qytetarëve. Kjo është një gjë tek e cila duhet të të shoqërojë dikush dhe këtë e bën BE. Bekim që jemi në zemër të Europës. Vende si tonat që dolën nga një e shkuar e tmerrshme me konflikte tragjike dhe me kaq shumë prapambetje, nuk janë unike në botë. Unik fatin tonë e bën që kemi afër BE-në.