Spitali Rajonal i Shkodrës së bashku me Qendrën spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dhe me spitalet rajonale të Durrësit, Vlorës, Lezhës kanë nisur tashmë të operojnë mbi bazë të autonomisë menaxheriale. Në një intervistë për RTSH drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni thotë se karta menaxheriale ju jep mundësinë të përdorin pikat e tyre më të forta në ofrimin e shërbimit shëndetësor.
Objektivi kryesor i autonomisë është të arrihet një shërbim sa më cilësor për pacientët.
Spitalet që kanë marrë tashmë kartën e autonomisë menaxheriale nuk do të drejtohen më nga një drejtor i vetëm, por do të jetë bordi ai që do të ketë në dorë menaxhimin. Krahas bordit në Ministrinë e Shëndetësisë është ngritur një ekip që do të monitoroj se si këto spitale po funksionojnë dhe po plotësojnë kriteret e autonomisë.