Një 46-vjeçar shqiptar i burgosur ka vrarë veten brenda burgut të Ternit, Itali në qelinë e tij. Ky lajm është bërë i ditur nga sindikata e policisë së burgjeve të Sapës.
Trupi i pajetë u transportua në spitalin e Perugias, në dispozicion të autoritetit gjyqësor të Ternit për hetimin e çështjes. “Një i burgosur që merr jetën në burg – deklaron sekretari i përgjithshëm i Sappe, Donato Capece – është një humbje për shtetin dhe për të gjithë ne që punojmë në vijën e parë”.
“Vetëvrasja është sigurisht një ngjarje e paparashikueshme – pohon Bonino – prandaj nëse një person vendos të bëjë vetëvrasje herët a vonë do të gjejë një mënyrë për ta bërë këtë.
Mungesa e punonjësve shëndetësorë, psikologëve dhe psikiatërve është thelbi i çështjes”.