Shkodra ofron bukuri dhe atraksione të shumta turistike. Ajo njihet mes të tjerash edhe si qyteti i artit dhe kulturës. Disa nga rrugët e saj mbajnë emra artistësh dhe shkrimtarësh. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për veprat publike të artit kushtuar atyre si: monumente apo skulptura në hapësira të ndryshme.
Artistët janë të mendimit se Shkodra dhe imazhi i saj do pasuroheshin edhe më shumë në sytë e turistëve.
Shtimi i elementëve të tillë do shërbente edhe për forcimin e kujtesës historike.
Kohët e fundit po iniciohen projekte nga Bashkia e Shkodrës që kanë në fokus rivitalizimin kulturor të hapësirave publike dhe kombinimi i tyre edhe me vepra më madhore arti do ishte një prezantim i mirë për ata që vizitojnë qytetin.