Në Bogë-Theth gjatë orëve të para të mëngjesit janë rikthyer reshjet e dëborës me intensitet mesatar.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se “mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës”. ARRSH tha se qarkullimi i automjeteve po kryhet pa probleme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si pasojë e kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.