Ka zgjatur 5 orë mbledhja me dyer të mbyllura e Asamblesë Kombëtare të PS. E nisur në orën 11:00 Asambleja vijoi punimet deri në orën 16:00 ndërsa është caktuar data 16 mars për tu mbledhur sërish dhe këtë herë në Durrës.
Kryeministri Rama deklaroi me ironi se ‘Shiu rrodhi me furi jashtë por jo brenda!” Edhe unë bëra vetëkritikë.
Në fokus të punimeve ishin jo vetëm zgjedhjet parlamentare 2025, por edhe riorganizimi i strukturave brenda partisë.Pati analizë sa i takon punës së bërë nga strukturat e PS-së në terren dhe përgatitjet e zgjedhjeve parlamentare të 2025. Janë drejtuesit e qarqeve apo në disa rastte dhe 2 ose tre deputetë që po bëjnë raportimet. Punimet në Asamble kanë nisur me qarkun e Tiranës, ku Rama ka pasur rezerva për strukturën e PS-së në Kavajë për të vijuar më pas me Shkodrën, Lezhën e Fierin.
Gazetarja e Report Tv dhe shqiptarja.com, Danjela Maloku ka mësuar se kryeministri ka kërkuar emrat e drejtuesve në bazë me performancë më të ulët.
Rreth 400 anëtarët e asamblesë janë të pranishëm në Asamble që mbahet në një restorant në periferi të Tiranë.