Asambleja Kombëtare e PS do të ketë një tjetër mbledhje më 16 Mars.
Bëhet me dije nga burimet për media se asambleja e 16 Marsit do zhvillohet në Durrës, teksa për ditën e sotme ajo ka përfunduar.
Në analizën e kryer, Edi Rama ka pasur qëndrim kritik ndaj degës së PS në Kavajë, pasi ka gjykuar se nuk është punuar siç duhet. Kavaja është një ndër bashkitë që PS humbi në zgjedhjet lokale. Rama ka kërkuar një listë të të gjithë anëtarëve të Asamblesë të degës së Kavajës, të cilët nuk kanë pasur rezultateve në terren.
Kujtojmë se mbledhja me dyer të mbyllura e Asamblesë së PS vijoi prej më shumë se 4 orësh.