Zbardhen detaje nga ngjarja fshatin Gurëz në Kurbin ku mbeti i vrarë ekonomisti i një firme inertesh dhe u plagos pronari i saj. Dyshohet se autorët e krimit kanë qëlluar nga jashtë rrethimit të firmës së inerteve dhe kur ata kanë hapur zjarr, pronari i firmës Ardian Gjeloshi ka qenë duke u futur në ambientet e zyrës së bashku me viktimën, ekonomistin Selaman Mihana. Në ato momente autorët kanë qëlluar nga muri rrethues i firmës. Po ashtu mësohet se në momentin kur ka ndodhur atentati, te porta e hyrjes ndodhej edhe roja objektit, i cili është marrë në pyetje nga grupi hetimor.
Sipas policisë e gjithë firma është e pajisur me kamera sigurie. Hetuesit dyshojnë se Ardian Gjeloshi pronari firmës se inerteve ka qenë shënjestra e atentatit.