Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vizitën e paralajmëruar të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë më 14 shkurt. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, kreu i ekzekutivit shprehet se vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, është një vlerë e veçantë për Shqipërinë që mbetet plotësisht e angazhuar në partneritetin strategjik me SHBA-të dhe NATO-n.
Mes të tjerash, Rama shkruan se Blinken do të gjejë një Shqipëri ku falë mbështetjes së SHBA-ve, ka pasur një reformim të institucioneve të drejtësisë që ka sjellë rilindjen e besimit tek institucionet falë goditjeve anti-korrupsion në nivele të larta që kanë sjellë arrestimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme.
“Sekretari Blinken do të gjejë një Shqipëri mirënjohëse për miqësinë e pazëvendësueshme dhe për mbështetjen pa rezerva të Shteteve të Bashkuara në rrugën e transformimit tonë rrënjësor, e posaçërisht në këtë kohë një Shqipëri falënderuese për partneritetin e çmuar të Shteteve të Bashkuara në reformimin historik të sistemit të drejtësisë, ku qeveria që unë kam privilegjin të udhëheq mbetet vendosmërisht garante e pavarësisë së drejtësisë së re, në përpjekjen e madhe për zhbërjen e kulturës së vjetër të pandëshkueshmërisë. Rilindja e besimit të publikut tek drejtësia, falë disa goditjeve kuptimplota antikorrupsion në nivelet më të larta, është një arritje e parë kuptimplotë në rrugën e re të shtetbërjes demokratike, ku vendosja e sundimit të barabartë të ligjit përbën kushtin themelor të ndarjes epokale me të shkuarën njëqind e kusur vjeçare të pabarazisë para ligjit në këtë vend”- shkruan kryeministri ndër të tjera.
Vizita e Antony Blinken në Tiranë, Rama: Do të gjejë një Shqipëri ku ka rilindur besimi te drejtësia falë goditjeve antikorrupsion në nivele të larta
Related Posts
Spiropali siç nuk e keni parë më parë! Kryeparlamentarja ia merr Valles së Tropojës (VIDEO)
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali organizoi pritjen e fundvitit me drejtuesit e medias, gazetarët dhe punonjësit e Parlamentit në Pallatin e Brigadave. Pas fjalës, Spiropali ia ka marrë valles së…
Apeli zbardh vendimin me 48 faqe, Paplekaj vrau “Pipin” në Elbasan, pasi u trondit nga fyerjet e ofendimet e tij
Gjykata e Apelit Tiranë ka zbardhur 48 faqet e vendimit penal kundër ish-efektivit të RENEA-s, Arbër Paplekaj, i cili në muajin Prill 2021 vrau me pistoletë militantin e Partisë Socialiste,…