Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz të Kurbinit ku mësohet se në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri 70-vjeçari Selman Mihana, me detyrë si ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari i firmës, 51-vjeçari Ardian Gjeloshi. Ky i fundit është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.