Pas seancës së sotme në ambjentet e jashtme të Kuvendit, deputeti Flamur Noka ka qëlluar me vezë në drejtim të makinës së Taulant Ballës dhe më pas ka qëlluar makinën e sekretarit të Kuvendit Genc Gjonaj. Më herët para se të niste seanca, Noka hodhi miell ndaj gardistëve dhe ndaj Gjonajt.

Noka është i përjashtuar nga seancat me 20 ditë pas kaosit të shkaktuar në seanca të mëparshme. Noka dhe deputetët të tjerë nuk janë lejuar të futen në seancë nga gardistët.