Një 39-vjeçar është kapur mat nga policia teksa ka qenë duke vjedhur një banesë në Vaun e Dejës.

Siç shihet në video, 39-vjeçari është arrestuar brenda në banesën që ka qenë duke vjedhur.

“Si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas njoftimit se po tentohej të vidhej në një banesë në fshatin Bushat, u bë i mundur arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit N. M., 39 vjeç, banues në fshatin Reç i Ri.

Shërbimet e Policisë e kapën 39-vjeçarin në flagrancë, në ambientet e banesës, ku kishte hyrë me qëllim vjedhjen”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.