Mbrëmjen e kësaj të hëne, dy shtetas me inicialet A.M., 61 vjeç dhe Sh.M. 61 vjeçe, kanë pësuar dëmtime pas një përplasje në aksin rrugor “Shkodër-Hoti i Ri”.
Mësohet se motomjeti i drejtuar nga A.M., ka humbur kontrollin e për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një automjet të parkuar.
Aktualisht, dy shtetasit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Shkodër-Hoti i Ri”, shtetasi A. M., 61 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një automjet të parkuar.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M., dhe shtetesja Sh. M., 61 vjeçe ( pasagjere) të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.