Arbri Kopliku është djali shkodran që i ka bërë të gjithë krenarë. Ai është student i bio-Inxhinierisë në Massachusetts Institute of Technology, rankuar ne 2024 si universiteti numër 1 në botë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” nga SHBA, ai ka treguar si u bë pjesë e këtij universiteti prestigjoz, duke marrë dhe bursë 100% të plotë.

Arbri ka zbuluar se është në prag të diplomimit dhe do të bëhet një ndër shkencëtarët më të rinj në Shqipëri.

“Unë nuk e kisha në plan të bëhesha pjesë e këtij programi, por aplikova sepse pash shokët e mi. Vitin e parë e kam kryer online sepse ishte pandemia, dhe qendrova në Shkodër. Shkolla është e shtrenjtë, por unë jam me bursë të plotë.

Unë jam në vitin e fundit të bachelor dhe ky simestër çon në bërjen e diplomës, më pas vjen doktoratura. Po mendoj ta bëj po aty ose në Kaliforni, që është diçka me interes. Jam duke u interesuar se ku mund të kontribuojë unë si shkencëtarë në të ardhmen”, u shpreh ai./abcnews.al