Qentë endacakë vijojnë të jenë shqetësim për qytetarët në Shkodër.
Këto kafshë, të kudondodhur në rrugët e qytetit, po kthehen gjithnjë e më shumë në një makth për banorët.
Dhjetra nga këto kafshë, enden natën dhe ditën në qendër dhe periferi duke u ushqyer në kazanët e mbeturinave e duke u kthyer në bartës të rrezikshëm sëmundjesh. Qytetarët kërkojnë që të merren masa për largimin e tyre nga rruga.
Fushatat e ndërmarra nga Bashkia apo ndonje OJQ për vaksinimin, apo sterilizimin e qenve endacakë, nuk kanë munguar në Shkodër, por këto nisma afatshkurtra rezultojnë të pamjaftueshme për të siguruar qytetin nga qentë e ndotur të rrugëve.
Ndërkohë, strehëza e qenve endacakë, e ngritur nga Bashkia për strehimin e tyre, duket se nuk ka kapacitetin e mjaftueshëm për strehimin e këtyre kafshëve.