“InStat is now OutStad!”, kështu thuhet në faqen e tyre ne platformën telegram, ku njoftohet se kanë hakeruar faqen e webit te INSTAT.
Mëngjesin e se enjtes faqja e INSTAT ishte e paaksesueshme në motorët e kërkimit në Google. Hakerat kanë publikuar në faqen e tyre një pjesë nga të dhënat që disponojnë, ku duken emrat, numrat e telefonit, adresat e banimit, adresat e elektronike të punonjësve të institutit nën diciturën “ju jeni armiqtë”.
Po ashtu hakerat publikojnë pamje të kampit të muxhahedinëve në Manzë nga Google Earth dhe shkruajnë: “Statistikat e papublikuara do të na tregojnë të vërtetën. Strehimi i një grupi terroristësh të përbuzur ju ka kushtuar shkatërrimin e disa hektarëve të pemëve tuaja. Ambienti ishte viktima e parë.
“Paratë” e njerëzve do të jenë viktima e radhës. Do ta rikthejmë Drejtësinë në Atdheun tonë në një mënyrë apo tjetër. Të gjitha statistikat janë kundër jush”