Urdhëri i Kryebashkiakut Benet Beci për krijimin e një drejtorie të veçantë kulture, e cila përmbush nevojat dhe shërbimet mbështetëse, solli reagime të shumta në qytet e veçanërisht tek opozita. Sindikata e pavarur e artistëve zhvilloi një mbledhje me drejtuesin e teatrit “Migjeni” në Shkodër. Sekretari i kësaj sindikate, Julian Kazazi, garantoi punonjësit se nuk preken nga ky ndryshim.
I vetmi ndryshim sipas sindikatës së artistëve është rritja e pagës me 30 % dhe mbështetje më e madhe artistike e financiare.
Buxheti për kulturën dhe sportin këtë vit është 50% më i lartë se në vitin 2023.