Në mbledhjen e Kryesisë, grupi i Rithemelimit ka diskutuar sot rreth mënyrave sesi mund të përshkallëzohet aksioni opozitar që ata kanë nisur, por edhe rreth vendimit për tw mbajtur nw arrest shtepie Sali Berishen dhe perjashtimin e 19 deputeteve demokratë nga Sekretariati i Etikës.

Në një deklaratë për gazetarët, Flamur Noka konfirmoi se zyra e organizimit do të forcohet me katër koordinator, ndërsa shtoi se drejtues politik për Tiranën do të jetë Belind Këlliçi.

I pyetur nëse kanë një datë konkrete për nisjen e protestave, Noka tha se një datë ende nuk ka, por, siç u shpreh ai, demokratët e kanë një vend tashmë ku protestojnë: Në rrugicën e shpresës.

Teksa bëri të ditur se PD do të ristrukturohet dhe do të ringrihet, Noka paralajmëroi se protesta dhe mosbindje civile do të ketë në të gjitha qarqet e vendit.

Sa i përket bashkëpunimit më Partinë e Lirisë, Flamur Noka u shpreh:

“Kolegët e PL janë pjesë e jona në këtë përballje, kudo, jo vetëm në parlament. Jemi në bisdeme me gjithë aleatët për të krijuar një federatë, front opozitar.”

Për çështje ditësh, sipas Nokës, do të informohemi për një bashkim tërësor të opozitës.