Shkolla artistike “Prenkë Jakova” festoi 63-vjetorin e krijimit të saj. Ndër vite ajo ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e jetës kulturore të qytetit e më tej, një rol që vazhdon ta ketë edhe sot e kësaj dite. Në sallën e koncerteve të shkollës, nxënësit dhe mësuesit kishin përgatitur një koncert vokal dhe instrumental dedikuar këtij përvjetori.
Drejtori i shkollës, Anton Kaftalli, thotë se 63 vitet e gjejnë këtë vatër të dijes dhe kulturës më të plotësuar.
Megjithatë, shkolla veç sukseseve dhe arritjeve ka edhe sfidat e veta.
Koncerti i ditës së sotme erdhi i pasur në elementë artistikë dhe materiale cilësore.
Ndër vite, shkolla artistike “Prenkë Jakova” ka nxjerrë dhe përgatitur breza të tërë nxënësish të talentuar të qytetit.