Gjuetia e paligjshme dhe zënia e peshkut përmes lëndëve plasëse e korentit ka sjellë dëme të mëdha të rezervave peshkore në Liqenin e Shkodrës ndër vite. Për kreun e Organizatës së Menaxhim Peshkimit në Shkodër, Arjan Çinari , këtij fenomeni po i vjen fundi, pasi, sipas tij bashkëpunimi me policinë e shtetit ka sjellë rezultate konkrete.
Në 4 mujorin e fundit të vitit të kaluar janë referuar në prokurori 4 raste të gjuetisë së paligjshme thotë kreu i OMP, Arjan Çinari.
Organizata e Menaxhim Peshkimit së bashku me strukturat e Policisë së Shtetit, Policisë Kufitare dhe Inspektoriatin e Peshkimit i ka shpallur luftë gjuetisë së paligjshme në Liqenin e Shkodrës me qëllim që frenojë në masë këtë fenomen.