Dy persona janë vënë në pranga në Shkodër, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një prej tyre është arrestuar pasi ka kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Tjetri u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe si pasojë në vendin e quajtur rrethrrotullimi i spitaleve,kishte përplasur lehtë dhe një këmbësor.
Gjithashtu edhe një 21-vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin P. Th., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas në vendin e quajtur rrethrrotullimi i spitaleve, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur kishte përplasur lehtë dhe një këmbësor.
Po nga Specialistët e Policisë Rrugore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh. R., 21 vjeç, banues në Shkodër pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.