Për të katërtin vit Qendra Mediatike “Faktoje” implementoi projektin “40 premtime, 10 bashki” ku ka prezantuar raportin mbi premtimet e bëra edhe nga Bashkia Shkodër në vitet e fundit. Raporti u prezantua në Shkodër në praninë e gazetarëve , shoqërisë civile, dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor. Nga monitorimi që ka bërë qendra “Faktoje” për vitin 2023 ka vënë në dukje se bashkia me transparencën dhe përformancën më të lartë dhe është ajo e Shkodrës.

Në këtë raport gjendet edhe monitorimi i procesit të ngritjes dhe funksionimit të Këshillit Vendor Rinor, një detyrim ligjor i bashkive që do të shërbente në fuqizimin e pjesmarrjes së të rinjve në proceset politikbërëse.

Premtimet u monitoruan në bazë të një metodologjie që përfshin analizën buxhetore, monitorimin e prokurimit publik si dhe vëzhgimet në terren

https://youtu.be/u8gJBBi_Jts?si=ZlxWXNmBO8JQKtoU