Arbri Kopliku, 22 vjeç nga Shkodra është pjesë e një studimi të madh në Boston.

Punët kërkimore me të cilët ai është përfshirë në MIT kanë qenë mjaft diverse, duke variuar nga prodhimi në mase i antitrupave, pajisjet për trajtimin e sëmundjeve neurologjike, si dhe zhvillimi i terapive me efikase por dhe me te sigurta kundër varianteve të ndryshëm të leuçemisë.

Për emisionin “Jetë Shqiptare” , 22-vjeçari tregon se për punët kërkimore ai punon me një ekip të madh kërkimor.

“Unë jam ende në studime bachelor, por në të vërtetë punoj me një grup të madh, pra është një bashkëpunim ndërmjet laboratorëve të MIT, gjithashtu edhe spitaleve rreth Boston-it.

Bashkëpunimi ka si fokus me marr terapinë që ekzistojnë rreth trajtimeve të leucemisë që janë aprovuar rreth viteve ’70”, tha Arbri Kopliku.

/rtsh.al/