Ndërsa grupi i partisë socialiste po finalizonte dokumentacionin për shkarkimin e kryetares së këshillit të qarkut Shkodër, ku ishte siguruar shumica e firmave, Marina Duhani ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë, institucion që e mori në korrikun e 2023, për ta drejtuar më pak se 1 vit. Duhani pritet tashmë të emërohet në një tjetër institucion në Tiranë ndërsa është edhe anëtare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, drejtuese kabineti e PSD të Shqipërisë dhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 2021. Tashmë socialistët kanë gati procedurat dhe emrin që do ta pasojë Duhanin në këtë detyrë. Ai është Edmond Ndou, drejtuesi i grupit të këshilltarëve të PS në këshillin bashkiak Shkodër dhe një ndër figurat politike që ka drejtuar disa institucione të rëndësishme në Shkodër, në sektorin publik e privat. I diplomuar për drejtësi, Ndou ka qënë më herët drejtues i Hipotekës në Shkodër, këshilltar i kryetarit të bashkisë, si dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e viteve 2017 dhe 2021.
Marina Duhani jep doreheqjen / Edmond Ndou do te jete Kryetari i Qarkut Shkoder
Related Posts
Të shpëtojmë jetën e Noelit me Leuçemi!
Çdo njeri pavarësisht se ku jeton, ka të drejtë për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur. Por sot, fatkeqësisht shumë familje janë sprovuar nga sëmundjet dhe varfëria. Një nga…
Spiropali siç nuk e keni parë më parë! Kryeparlamentarja ia merr Valles së Tropojës (VIDEO)
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali organizoi pritjen e fundvitit me drejtuesit e medias, gazetarët dhe punonjësit e Parlamentit në Pallatin e Brigadave. Pas fjalës, Spiropali ia ka marrë valles së…