Nga Luan Rama

Pas një lajmi të rremë për Teatrin “Migjeni”:
KUR E VËRTETA NUK KUPTOHET PREJ INJORANCËS APO PREJ KEQDASHJES
“Lajmi” për mbylljen apo shkrirje e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës mbërriti edhe në telefonin tim.

Miq të mi artistë të Shkodrës, kolegë gazetarë e plot të tjerë më shkruan me shumë shqetësim.

Dhe si për ta bërë më të besueshëm “lajmin”, bashkë me të u shpërnda edhe një shkresë, urdhëri me nënshkrimin e Kryetarit të Bashkisë Benet Beci.

Kaq u desh dhe fjala mori dhenë.

“Benet Beci mbylli Teatrin “Migjeni”! Kështu ndodh kur e vërteta nuk kuptohet prej injorancës apo prej keqdashjes.

I bindur që nuk mund të ishte i vërtetë lajmi (prej faktit që krytar i bashkisë është Benet Beci aq më tepër), iu drejtova zotit Beci për të mësuar të vërtetën.

Dhe e vërteta ishte padyshim e kundërta e lajmit të shpërndarë fatkeqësisht edhe prej ndonjë artisti, i cili fare mirë mund ta mundonte veten aq sa për ta mësuar se ristrukturimi dhe riorganizmi i këtij institucioni ikonë të artit e kulturës në Shkodër, por jo vetëm për Shkodrën për nga pesha, rëndësia dhe vlera si institucion kombëtar, nuk ka të bëjë me mbylljen.

Por ka të bëjë me hapjen, ristrukturimin, rijetësimin dhe ridimensionimin e gjithçkaje është e përfaqëson Teatri “Migjeni”.
Shkodra dhe Teatri “Migjeni” janë bashkë.