Një makinë ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në Shkodër. Mësohet se makina është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit në rrugën ‘Lin Delija’.

Makina e përfshirë nga flakët është në pronësi të një 35-vjeçari me inicialet A.L. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.