Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore që ishte parashikuar të zhvillohej sot në orën 10:00, do të mbahet online.
Vendimi është marrë pas kaosit të shkatuar nga deputetët e “Rithemelimit”, të cilët bllokuan sallën ku do mbahej mbledhja dhe ndezën zhurmues. Kështu, mbledhja do të zhvillohet online, prej orës 12:00.
Kujtojmë se edhe të premten e kaluar, kjo mbledhje u bllokua po nga opozita, teksa grupi Bardhi-Berisha kërkon ndryshimin e përbërjes së Komisionit, ku në vend të Alibeajt kërkojnë të vendosin bashkëkryetar Oerd Bylykbashin e “Rithemelimit”.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike u shtriu dje dorën e bashkëpunimit që të ulen në diskutime dhe të dalin me një draft, por ende nuk ka një marrëveshje.