Një ngjarje kriminale është parandaluar në Vaun e Dejës ku është arrestuar 50 vjeçari Petrit Lufi i cili dhunoi dhe kërcënoi me jetë bashkëshorten dhe 4 fëmijët e tyre të mitur.
50 vjeçari i cili u arrestua në flagrancë në fshatin Toplane ka kërcënuar me sëpatë dhe thikë bashkëshorten dhe 4 fëmijët e mitur.
Sëpata dhe thika u sekuestruan në cilëinë e provës materiale. Ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.