Pak ditë më parë Këshilli Bashkiak i Malësisë së Madhe, ka miratuar buxhetin që pritet t’i shërbejë nevojave të qytetarëve dhe projekteve të tjera të zhvillimit në zonë përgjatë vitit 2024.

Kryebashkiaku Tonin Marinaj tregon në një intervistë për RTSH se buxheti për vitin 2024 në total është 1 miliard e 200 milion lekë. Buxheti parashikon ndërhyrje në infrastrukturën rrugore dhe përmirësimin e shërbimeve në fushën e turizmit. Një fond i posacëm është krijuar për skemat e
minimizimit të mbeturinave.

Kryebashkiaku Marinaj tha se dy bashkitë Malësi e Madhe dhe ajo e Shkodrës, janë duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën për studimin e vijës së
përbashkët liqenore. Projektet që po hartohen dhe më pas jetëzimi i tyre, synojnë ta kthejnë zonën në një prej atraksioneve të shumta turistike.

Nisur dhe nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin, Malësia e Madhe ka tërhequr një numër të madh vizitorësh këtë vit, ndaj edhe ndërtimi i infrastruktures me parametra optimale pritet që të nxisë sa më shumë banorë vendas që të investojnë.