Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë në Shkodër, Paolo Kaceri, ka denoncuar mos-dhënien e pagës së dhjetorit për punonjësit e spitalit rajonal të Shkodrës. Sipas Kacerit, kjo është një neglizhencë e ministrisë së shëndetësisë dhe një fatkeqësi sepse personeli ka detyrime për të shlyer. Kaceri tha se një pjesë e personelit ka menduar edhe braktisjen e punës, pasi kjo vonesë përsëritet çdo vit. Ai paralajmëroi se nëse kjo situatë vijon do të merren masat e nevojshme.
Nga ky problem preken mbi 700 punonjës të spitalit rajonal të Shkodrës.