Persona të paidentifikuar kanë vjedhur gjatë ditëve të fundit kabllin e furnizimit me energji të ndriçimit publik pranë urës së vjetër të Bunës.
Përveç vjedhjes, është dëmtuar edhe rrjeti i ndriçimit nga ura e Bunës në rrugën e Shirokës e cila është në errësirë prej dy netësh, duke sjellë një dëm të konsiderueshëm për këtë zonë.
Bashkia Shkodër, i bën thirrje organeve kompetente, Policisë dhe Prokurorisë të nisin hetimet për këtë akt të rëndë të dëmtimit të pronës publike të banorëve të Shkodrës.
Nga ana tjetër, ndërmarrja e shërbimeve publike po punon për riparimin e defektit dhe zëvëndësimin e materialeve të vjedhura gjatë natës.
Grabitet kablli i ndriçimit publik prane Ures se Bunes / Bashkia Shkoder thirrje Policise dhe Prokurorise
Related Posts
Berisha mesazh Ramës pas lirimit: Vetë Zoti e ka thënë, që të kthehem unë…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë pas lirimit nga “Arresti i shtëpisë”. Në një fjalim para selisë së PD-së, Berisha nuk ka harruar t’i dërgojë një mesazh…
GJKKO la të lirë Berishën, reagon për herë të parë SPAK: Ne do të…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar pasi GKKO i hoqi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” Sali Berishës. SPAK njofton se pasi të njihet me vendimin…