Ish-bashkëshorti i Ledjona Xheladinaj ka dhunuar vjehrrin e tij aktual dhe është hetuar për veprën penale “rrahje dhe fyerje”. Shoqja e banores së “Big Brother VIP 3” tregoi sot në “Fan Club” një vendim gjykate për ish-partnerin e Ledjonës.
“Ish-bashkëshorti i Ledjonës ka dhunuar vjehrrin aktual. Ky vendim gjykate mban datën 5.04.2022, me akuzë rrahje dhe fyerje, e parashikuar në Kodin e Procedurës Penale. Ai është shpallur fajtor dhe ndaj tij është vendosur një gjobë”.
Lidhur me komentin e ish-partnerit të gazetares, ku quante mashtruese Ledjonën, Jonida Mukaj u shpreh se vajza e mitur ishte ajo që e lexoi në rrjetet sociale.
“Vajza e Ledjonës ishte e para që më nisi foton e komentit të babait. Ka pasur një komunikim me babain dhe gjyshërit. Ledjona e tregoi edhe vetë mbrëmë që raporti me familjarët e ish-bashkëshortit është perfekt”.
Teksa ndoqi spektaklin e kaluar, ku Ledjona mësoi për këtë koment, bashkë me prindërit e banores, Jonida tha “i vetmi merak i tyre ishte që Ledjona të mos mërzitej.
“Ata ishin në merakun më të madh se si do të reagonte Ledjona, sepse nuk e kanë parë kurrë 24/7 gjatë gjithë kohës. Ata kanë një moshë të thyer, rreth të 80-tave. Meraku i vetëm i tyre ishte se Ledjona mund të mërzitej, plus edhe fakti se vajza e mitur mund të dëgjonte diçka të pahijshme”.