MOTI I KEQ: QARKULLIMI ME ZINXHIR I DETYRUESHËM
????️I bëjmë thirrje drejtuesve të automjeteve???????? #QarkuShkodër si dhe atyre që udhëtojnë drejt #QarkuShkoder të shmangin sa më shumë lëvizjen⚠️????në akset me prani ngricash dhe bore❄, si dhe të vendosin zinxhirë, si masë e detyrueshme për të qarkulluar, ndërkohë që situata po monitorohet nga strukturat e emergjencave civile hap pas hapi.
1️⃣Bashkia Shkodër: – Rruga Bogë Theth është e kalueshme, pasi borëpastruesit janë duke punuar aktualisht.
2️⃣Bashkia Vau Dejës: – Në Njësitë Administrative Vau Dejes, Bushat dhe Vig Mnele reshjet e shiut vazhdojnë me intensitet të mesëm, ne keto njësi Administrative nuk ka energji elektrike. – Në Njësitë Administrative Temal dhe Shllak, reshjet e dëborës kanë arritur në trashësinë 30 cm, mungon edhe furnizimi me energji elektrike, disa rrugë rurale janë bllokuar.
3️⃣Bashkia Pukë: – Deri në këtë moment, nuk raportohen probleme. Po punohet me mjete, 1 fadromë dhe borëpastruese për të mbajtur rrugët e hapura, kryesisht ato rurale.
4️⃣Bashkia Fushë Arrëz: – Situata në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz është e rënduar për shkak të reshjeve të shiut para dy ditësh. Rrugët auto-rurale në Njësitë Administrative Iballe, Fierz, Blerim dhe Qafe-Mali janë të bllokuara si dhe energjia elektrike është ndërprerë në të gjithë territorin e bashkisë.
Në segmentin rrugor Kryqëzim Hadroj Gjegjan-Mirdite vijojnë reshjet intensive të borës. Mjetet janë në punë për pastrim dhe po hedhin sasi kripe. Rruga është ende e qarkullueshme ndërkohë që në segmentin rrugor Qafë Mali-Fierzë vazhdojnë reshjet e borës dhe fryn ere me shpejtesi te madhe.
????KUJDES!!
Drejtuesit e mjeteve???? duhet të informohen përmes faqeve zyrtare në rrjetet sociale ose në media, për situatën e lëvizjes në akset rrugore, dhe të sigurohen paraprakisht mbi kushtet e motit.
⛔Evitoni sa më shumë udhëtimet e panevojshme!!