Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditë e sotme në Fushë-Arrëz ku dyshohet se babai ka goditur me thikë djalin e tij gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta. Policia bën me dije se ka shoqëruar në komisariat babain.

Konkretisht bëhet fjalë për babain 55-vjeçarin, Anton Mardodaj dhe djalin e tij, 19-vjeçarin Oltion Mardodaj.

19-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.