Kreu i Partisë së Lirisë ka thënë gjatë një interviste në News24, se nuk do të habitej nëse do të goditej nga SPAK, pasi ky institucion merr urdhra nga Edi Rama. Sipas tij ky institucion është me standarde të dyfishta dhe nuk guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës për afera të rënda.
“Kam qenë shumë më herët në SPAK, kam qenë dhe për të paraqitur shumë kallëzime për persona që kanë kryer akte të rënda penale. Kam qenë një ndër kallëzuesit kryesor edhe në kohën kur isha President. Është një institucion i standardeve të dyfishta.
Nuk i trembem, nuk jam i habitur që SPAK zbaton direktivat e Ramës. Nuk besoj se duhet të jetë askush i habitur që në çështje të rënda si inceneratorët, nuk guxojnë të përmendin emrin e Ramës. Këto janë të qarta dhe janë evidente” tha Meta.