Në takimin e radhës me drejtues të institucioneve për zbatimin e planit të masave të Paketës së Sigurisë në Shkolla në vijimësi të zbatimit të masave lidhur me sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve brenda perimetrit të shkollave e jo vetëm.
Diskutuam rreth detyrave të realizuara të çdo institucioni dhe atyre që duhen përmbushur në vazhdim, sa i takon vendosjes së sinjalistikes rrugore pranë objekteve arsimore dhe ushtrimit të kontrolleve rigoroze për lëvizjen e mjeteve në atë perimetër, si dhe pajisjen me kamera.
Kërkova nga drejtuesit e institucioneve të koordinojnë punën dhe të bashkëpunojnë me Policitë Bashkiake respektive për mbikqyrjen e operatorëve ushqimorë brenda perimetrit të përcaktuar, kushteve të higjienës, përdorimit të duhanit në shkolla, mosofrimin e pijeve alkoolike për të rinjtë nën moshën 18 vjeç.
Siguria e fëmijëve dhe të rinjve është detyrë primare!