Helidon Sokoli, nje nga emrat qe ruan me se miri trashegimin kulturore te Shkodres prane DRTK ka publikuar ne rrjetet sociale nje projekt origjinal te vitit 1903 te arkitektit Kole Idromeno.
Postimi :
Sigurisht që do kishte fatin si shumë faltore të tjera që ju vu rruspa pas vitit ’67 por të paktën për gjysëm shekulli, qendra e re administrative e qytetit të Shkodrës, do kishte pas një pamje edhe më ndryshe sikur ky projekt që mban firmën e arkitektit Kol Idromeno, i vitit 1903 për rindërtimin e Xhamisë së Parrucës të ishte zbatuar. Duke qenë një detaist dhe urbanist i mirëfilltë, bie në sy që projekti ka ruajtur harmonin arkitekturore të sheshit, me këtë rast përshtatjen me hotelin e familjes Juka, por dhe duke ruajtur çardakun si element i banesës shkodrane edhe në xhami.