![](https://eetimestv.com/wp-content/uploads/2024/01/zjarr-kasolle_sd.jpg)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në fshatin Oseckë, afër Leskovikut.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se një person është djegur në një kasolle bagëtish. Mësohet se viktima është rreth 40 vjeç.
![](https://eetimestv.com/wp-content/uploads/2024/01/b92cea3c-353b-4f5c-85a4-9816c7ef9d8e-1024x1024.jpeg)
Ka qenë vëllai që ka lajmëruar policinë duke deklaruar se ishin duke konsumuar alkool mbrëmjen e djeshme dhe më pas 40-vjeçari u largua për të kasollja.
Aty dyshohet se mund të ketë ndezur zjarr dhe nga pakujdesia flakët janë përhapur kudo, ndërsa 40-vjeçari është djegur brenda kasolles.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.