Për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, data 24 dhjetor është një datë mjaft e rëndësishme, pasi njohën njëri-tjetrin. Një vit më parë, ata ishin ndër banorët që u bënë pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Rrugëtimi i tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka qenë me shumë emocione, sfida, gëzime, të qeshura, lot, por me një fund të lumtur. Ata u dashuruan, krijuan një lidhje dhe u martuan. E tani janë edhe në pritje të një vajze.
Ditën e sotme Kiara feston ditëlindjen dhe mbush 28 vjeçe. Dihej se nuk do të mungonte një surprizë për të nga partneri i saj, Luizi, i cili është munduar ta bëjë shumë të lumtur në këtë ditë speciale për të. Vetëm pak më parë ata kanë postuar një video teksa na kanë treguar vendin dhe organizimin që Luizi kishte bërë për Kiarën.
Drita e diellit, pasuria ime edhe 100!