![](https://eetimestv.com/wp-content/uploads/2024/01/brataj-1.jpg)
Kurba në ngjitje e infeksioneve respiratorë kërkon më shumë kujdes nga qytetarët për të parandaluar infeksionin ose për ta menaxhuar siç duhet, për të shmangur komplikacione që mund të shkaktojnë viruset. Shefi i Urgjencës Kombëtare Dr Skënder Brataj është optimist se brenda Janarit do të nisë zbritja e kurbës, referuar Europës.
“Rritje e numrit të pacientëve nëpër spitale, si në gjithë vendet e tjera. Europa është drejt uljes, në Shqipëri vazhdon rritja. Brenda janarit edhe Shqipëria do të ketë rënien e numrit të infektuarve”, – tha Skënder Brataj.
Temperaturë e lartë 39-40 dhe zgjatje më shumë në kohë e simptomave ka bërë që mjekët ta konsiderojnë virusin e gripit këtë vit pak sa më agresiv. Por Brataj e lidh këtë me mbivendosjen e dy viruseve.
“Mund të jetë bashkëshoqërimi i dy viruseve. Nëse janë grip dhe Covid dhe kur janë dy viruse janë më agresiv”, – thotë Brataj.
![](https://eetimestv.com/wp-content/uploads/2024/01/b92cea3c-353b-4f5c-85a4-9816c7ef9d8e-1024x1024.jpeg)
Ndërsa më të prekurit janë fëmijët e vegjël dhe moshat e treta, Brataj ka një këshillë për nënat që të mos shqetësohen kur kanë temperaturë.
“Kujdes me temperaturën për konvulsionet, por fakti që bën temperaturë fëmija do të thonë që organizmi i tij por reagon”,– tha shefi i Urgjencës. /TCH