Diten e sotme Bashkia Shkoder ka hapur thirrjen drejtuar shoqatave sportive qe funksionojne ne kete qytet per te aplikuar dhe per te perfituar fondet e vena ne dispozicion prej saj. Siç kemi bere te ditur, Keshilli Bashkiak ne mbledhjen e tij te fundvitit kur ka miratuar buxhetin, ka vene ne dispozicion te ketyre shoqatave nje shume prej 440 milione lekesh te vjetra.
Po si do te ndahet kjo shume? Me te “privilegjuarit” ne kete “torte financiare” jane ekipet e meshkujve te basketbollit dhe volejbollit te Vllaznise qe do te perfitojne nje shume prej 60 milione lekesh te vjetra secili (duke perfshire ketu edhe ekipet e te rinjve).
Ne vend te trete sa i takon shume me te cilen do te financohet eshte sporti i atletikes qe do te perfitoje 55 milione leke te vjetra per vitin 2024, Me pas vjen mbeshtetja per ekipin e boksit te meshkujve qe do te perfitoje nje shume prej 47 milione lekesh per kete vit.
Rradha vijon me ekipet e volejbollit te femrave qe do te perfitoje 42 milione leke bashke me ekipin e te rejave dhe ai i basketbollit te femrave qe do te financohet me nje shume prej 40 milione lekesh. Pas tyre vijne çiklizmi qe do te financohet me nje shume prej 23.5 milionesh, xhudoja me 22 milione dhe futbolli i femrave me 20 milione.
Lista mbyllet me disa sporte qe do te perfitojne me pak si ai i boksit te femrave qe do te kete ne dispozicion 10 milione leke, taekondoja 9 milione, peshengritja, mundja, gjimnastika dhe futsalla nga 8 milione leke secili dhe lista mbyllet me shahun dhe notin qe do te perfitojne nga 6.5 milione leke secili.
Ne total siç shikohet, ka nje rritje me diku rreth 100 milione leke me shume ne krahasim me shumen qe Bashkia Shkoder ka akorduar ne dy vitet e kaluara, por sigurisht qe ka edhe dilema per kriteret mbi te cilat eshte bere kjo shperndarje sepse ka sporte qe nuk kane patur asnje rezultat keto vitet e fundit, por per çudi kane pesuar nje rritje te dukshme ne buxhetet e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/