Vajza e mjekut Roland Xhaxho, në klinikën e të cilit bëri ndërhyrjen e cila rezultoi fatale për vogëlushin Brian Spahiu, ka reaguar me anë të një postimi në Instagram lidhur me një lajmin që qarkulloi ditën e djeshme në lidhje me licencimin e saj.

Në dokumente tregohet fakti se vajzës së Roland Xhaxhos, Ina Xhaxhos i është refuzuar marrja e licencës 6 herë dhe e ka marrë licencën vetëm 1 muaj pas ngjarjes tragjike, ku 3-vjeçari Brian Spahiu.

Por Ina Xhaxho e ka hedhur poshtë këtë lajm duke thënë se është e pamundur të funksionosh si spital për 12 vite pa pasur licencë.

“Në fillim babain ma bën dentist, pastaj kirurg, derisa mësuan termin kardioanestezist. Pastaj klinikë kërpudhash, derisa mësuan se jemi spital. Pasi Inën e bëtë kriminele, doli që Ina nuk ka qenë fare prezente gjatë kohës së ndërhyrjes. E ndërsa tani, të gjithë gjobaxhinjtë, të cilët nuk morën asgjë nga ne, ngelën pa lajmë nxorrën një tjetër lajm.

E në fakt a të lejojnë 12 vite të punosh në spital pa license? O ju gazetarë që keni diploma vazhdoni dhe bëni lajme. O popull i keqinformuar mediatikisht mos mallkoni kot pa ditur të vërtetën, se kriminel quhet dhe ai që mallkon”,-shkruan Ina Xhaxho, ndërsa në postimin e saj ka bashkëngjitur edhe licencën “Për ushtrimin individual të profesionit të stomatologut”, e lëshuar në datë 09.10.2019.