Shumë shpejt Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Turizmit dhe Mjedisit do të kenë gati standardet që duhet të aplikojnë subjektet që shkarkojnë ujërat e ndotur në ujëra larës, në drejtim të trajtimit të tyre. Ndërkaq, Akti Normativ që parashikon instalimin e impianteve të trajtimit brenda 3 muajsh, mori dakordësinë në Komisionin parlamentar të Ligjeve.
Për monitorimin, inspektimin dhe marrjen e masave, në zbatim të këtij akti normativ do të ngrihet një Task Forcë.
Paralelisht, Muçaj shpjegoi dhe aryet e kësaj ndërhyrjeje, bazuar në situatën që ekzison aktualisht.
Sipas të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në total pranë ujrave larës ku përfshihen detet, lumenjtë dhe liqenet ushtrojnë aktivitet 9000 subjekte.
Ola Mitre / SCAN