Elva Margariti ka reaguar pasi u shkarkua nga drejtimi i Ministrisë së Kulturës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Margariti shkruan se përmbyll sot misionin e saj 5-vjeçar, ndërsa e cilëson rrugëtim të jashtëzakonshëm.

Ndër të tjera, ajo uron Blendi Goxhen, i cili do të drejtojë ministrinë e re, ku përfshihet dhe Kultura, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Reagimi i Margaritit:

Sot përmbyll misionin tim 5-vjeçar në krye të Ministrisë Kulturës.

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm që më rriti si njeri dhe si profesioniste.

I jam falenderuese kryeministrit Rama për besimin, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë, stafit të Ministrisë së Kulturës dhe kujtdo që na mbështeti në punën tonë, që e kemi bërë me shumë dashuri!

Sot jam e nderuar që i kam shërbyer kulturës këto 5 vite; krenare për gjithë sa bëmë e do të vijohet nga pasardhësi; krenare për imazhin dhe jehonën e bukur që ka sot kultura shqiptare, si kurrë më parë!

Suksese Ministrit Blendi Gonxhja në sfidën e re në krye të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit!